Haradinaj propozon patrullime të përbashkëta të FSK-së dhe KFOR-it

Prishtinë | 18 Nën 2023 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjidhja për të mbajtur situatën në kontroll është anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Haradinaj ka propozuar që KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

POSTIMI I PLOTË:

Ftesa për Kosovën në NATO, anëtarësimi i menjëhershëm dhe i plotë është zgjidhja. KFOR ta angazhojë FSK-në në patrullime të përbashkëta dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Eulex-in. Të gjitha institucionet e sigurisë të bashkohen për të mos lejuar që situata të dalë jashtë kontrolli, si në aspektin politik, të sigurisë dhe në ekonomi.

Kosova në NATO, është zgjidhja tani! Agresioni rus ndaj Ukrainës e konfirmon këtë.

Të ngjashme