Qeveria e Kosovës për herë të dytë ka ndarë mjete për mbulimin e shpenzimeve për trajtim mjekësor jashtë vendit të Bujar Bukoshit.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Bukoshi është i sëmurë nga një sëmundje e rëndë andaj edhe qeveria ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve, raporton Ekonomia Online.
Haradinaj propozoi që të ndahen edhe një pjesë tjetër e mjeteve për shpenzimet e trajtimit mjekësor.
“Propozoj që të ndahen 30 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë”.
30 mijë euro qeveria kishte ndarë për Bukoshin në dhjetor të vitit të kaluar.