Haradinaj propozon zëvendësimin e makinave me ato hibride dhe elektrike

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 14:32 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Haradinaj tha se do të ishte mirë që të fillohej me ndonjë plan për zëvendësimin e makinave që ndotin ambientin.

Ai në mbledhjen e Qeverisë, tha se përmes promovimit të transportit me vetura hibride dhe elektrike,mund të arrihet një ambient i pastër.

“Shumë vende në botë po lirohen nga veturat që krijojnë ndotje të ajrit. Një mundësi e mirë do të ishte zëvendësimi i makinave që përdorën në institucionet publike, do të duhej të fillonte një proces i brendshëm për të zëvendësuar makinat me ato hibride. Tash po hymë në dimër dhe ka vite që është bërë problem ndotja e ajrit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE), do të mund të krijonte një pilot projekt se si mund të kalohet në makina hibride”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

 

Të ngjashme