Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, iu ka uruar studentëve dhe profesorëve, fillimin e vitit të ri akademik.
Përmes një statusi në Facebook, ai ka kujtuar protesën masive të rinisë studentore dhe profesorëve universitarë të ndodhur 22 vjet më parë, duke thënë se bëri një kthesë të madhe në historinë tonë.
“Sot, 22 vjet më parë, protesta masive e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë bëri një kthesë të madhe në historinë tonë. Guximi i kësaj rinie që më 1 Tetor të ngrehin zërin dhe t’i thonë jo padrejtësive të regjimit serb si paralajmërim edhe i luftës për liri e pavarësi, duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja. Po sot, të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara”, ka shkruar Haradinaj.