Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit ka pasur disa pyetje për kryeminsitrin Albin Kurti dhe çështjen e asociacionit.
Haradinaj në seancë ka thënë se kërkon që Albin Kurti ta ndalojë mashtrimin me dialogun, e thotë se i njëjti në komunikim duhet të jetë më i saktë, raporton EO.
“I kërkoj kryeministrit që ta ndalë mashtrimin për dialogun, në komunikim të jetë më i saktë. A është kryeministri kundër asociacionit? Pse kjo pyetje sepse ne e dëgjojmë kryeministrit duke përmendur lloje të asociacionit. Trego a je pro a kundër?”.
Ai tutje e ka pyetur Kurtin nëse është për asociacion gjeografik, ashtu edhe siç e kishte përmendur.
“Në bazë të marrëveshjes së Brukselit po edhe në bazë të Kushtetutës, a je kundër asociacionit në përputhje me Kushtetutën? A je për asociacion gjeografik se dikun e ka përmend, është mirë me na tregu për kënd e ka fjalën kur e përmend këtë”.
“Pse na duhet me hapë opsione të reja, mirë është me i tregu vendit. Çka mundet me qenë më i mirë asociacioni gjeografik, çka ka dallim? Ai thotë se ka një asociacion po nuk është etnik”.