Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me deputetët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës me të cilët ka diskutuar për statusin e të plagosurve dhe invalidëve në protesta gjatë lëvizjës së rezistencës para luftës së vitit 1998.
Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se Qeveria dhe Kuvendi do të jenë të përkushtuara në rregullimin e statusit të kësaj kategorie.
“Takim me deputetët, anëtarë të Komisionit për të Drejtat e Njeriut të Kuvendit të Kosovës, me të cilët diskutuam për statusin e të plagosurve dhe invalidëve në protesta gjatë lëvizjes së rezistencës së para luftës së vitit 1998.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Kuvendi, do të jenë të përkushtuara në rregullimin e statusit të kësaj kategorie të shoqërisë sonë”, ka shkruar ai.