Haradinaj: Rahoveci me status të veçantë me ligjin e ri për bujqësi

Prishtinë | 06 Shk 2025 | 20:10 | Nga Ekonomia Online

Rahoveci pritet të shndërrohet në zonë strategjike për zhvillimin bujqësor të Kosovës, sipas planit të prezantuar nga kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj. Projekti parasheh transformimin e plotë të sektorit bujqësor përmes Ligjit të veçantë për bujqësi dhe investimeve të konsiderueshme në infrastrukturë.

“Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Komasacion dhe ndërtimi i Liqenit Akumulues në Zhdrellë do të revolucionarizojnë bujqësinë në rajon,” deklaroi Haradinaj gjatë tubimit në Rahovec, duke shtuar se zgjerimi i sistemit të ujitjes nga Liqeni i Dukagjinit do të forcojë ndjeshëm prodhimin vendor.

Plani parasheh trefishimin e subvencioneve për bujqësi, ndërsa projektet infrastrukturore përfshijnë ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza dhe rregullimin e shtratit të Drinit të Bardhë. Këto investime synojnë të transformojnë Rahovecin në një qendër moderne të prodhimit bujqësor.

Të ngjashme