Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla, duke apeluar te organet e drejtësisë që të zbardhet rasti.
“I papranueshëm sulmi qyqar ndaj gazetarit Valon Syla! Apeloj tek organet e rendit që të zbardhin rastin dhe uroj të jetë i fundit! Fjala e lirë është garancë e demokracisë në një shoqëri që aspiron një të ardhme të sigurt”, ka shkruar Haradinaj.
Gazetari Valon Syla rreth mesnatës është sulmuar nga disa persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.
Syla pësoi lëndime në kokë dhe pas trajtimit mjekësor, nga QKUK-ja tha se sulmuesit ishin “tre islamikë fanatikë”.
“Po… sulmi, dmth… tre islamikë fanatikë më kanë sulmu”, tha Syla për RTV Dukagjini.
“Shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ikë”, tha ai.