Haradinaj reagon për vdekjen e Bajram Qerkinit: Kurrë nuk u ndal së kërkuari të vërtetën për fatin e djalit të tij dhe të zhdukurve tjerë

Prishtinë | 24 Shk 2025 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Qerkini pas ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, Bajram Qerkini.

Përmes një reagimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Bajram Qerkini iku nga kjo botë pa e mësuar se çfarë ndodhi me të birin e tij të zhdukur.

“Iku nga kjo botë pa e mësuar se çfarë ndodhi me të birin dhe me shumë të tjerë, të cilët ende sot nuk dihet ku janë”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme