Puna e bërë deri më tani dhe ajo se çfarë duhet të bëhet për realizimin e reformave në Administratën Publike u shpalos sot në takimin e Këshillit të Ministrave për Reformën e Administratës Publike.
Reformat në Administratën Publike është një nga kriteret që Kosova duhet të plotësoj në mënyrë që të zbatoj marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), raporton Ekonomia Online.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se duhet të kuptohet që kjo reformë nuk ka të bëj me reduktimin e personelit në administratën publike por ka të bëj me rritjen e efikasitetit të Administratës Publike.
“Reforma e administratës është bazamenti i krejt asaj çka ndodh nëpër sektor. Nëse kishim mujt me i pri atëherë detyrat në sektorë ishin bërë më të lehta. Në këtë proces duhet të ndërlidhim me atë që pi e quaj krijimi i vlerës së re. Reforma në tërësi e bën Kosovën Efikase. Kjo do të ishte një sukses që do të ndikonte edhe te bujku edhe të student. Këtu do të ishim krejt fitues nëse do të ishim serioz me lëviz përpara”.
Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar tha se është e rëndësishme që të ketë një konsensus politik në zbatimin e reformave të bëra në administratën publike.
Yagcilar më tutje prezantoi masat që duhet të ndërmerren për bërjen e reformës administrative.
“Indikatori i parë përcakton që 60 % e masave të MSA të jenë zbatuar, për vitin 2017 synohet 70% e masave e për vitin e tretë synohet që të zbaton 80% e këtyre masave,Publikimi i një raporti vjetor për masat të ndërmarra ndaj shërbyesve civil për ata që kanë shkelur masat disiplinore, Aprovimi i planit të veprimit për zbatimin e dala nga studimi i agjencive të pavarura kërkohet nënshkrimi i një memorandumi me kuvendin, miratimi i ligjit për kontekstet administrative për përqindjen e reduktimit të rasteve administrative, zbatimi i obligimeve të qeverisë së Kosovës”.
Sipas Yagcilar deri më tani kanë arritur që të bëjnë analizën cilësore të institucioneve dhe asgjensive të pavarura, raporton EO.
“Kemi realizuar analizën cilësore të institucioneve dhe agjensioneve të pavarura, kemi formuar grupin punues për përfundimin e analizës e cila është realizuara në dy faza. Faza e parë ka qenë analiza kuantitative e faza e dyte ka qenë nga ajo kuantitative deri te e arritura e të gjeturave dhe konkludimeve”.
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka theksuar se Ministria që ajo e drejton, po punon ngushtë me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme.
“MSA-ja, pos aspekteve politike dhe ekonomike, parasheh edhe kapitullin e përfarimit të legjislacionit dhe politikat e bashkëpunimit. Po punojmë ngushët me Ministrinë e Administratës Publike për të implementuar reformat e nevojshme”, theksoi ministrja Hoxha.
Ministrja Hoxha ka vënë në dukje se Kosovës i duhet “administratë efikase, pa nepotizëm, e pa politizuar, transparente dhe me llogaridhënie. Reformën e administratën publike, do ta bëjmë sipas standardeve evropiane. Zhvillimi profesional i administratës publike dhe vlerësimi i performansës së saj, duan përkushtim”.