Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se reformat në drejtësi duhet të bëhen në partneritet me ShBA-të dhe BE-në
Haradinaj ka shkruar se sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës e jo me emërime politike.
“Reforma në drejtësi duhet të jetë e vazhdueshme dhe institucionale, në partneritet me SHBA dhe BE. Sistemi i drejtësisë është vlerë univerzale dhe çdo tendencë për shfrytëzim të të njëjtit për përfitime të brendshme partiake nuk duhet të tolerohet. Sistemi i drejtësisë duhet të fuqizohet përmes reformës por jo me shkarje për emërime politike”, ka shkruar ai.