Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentojë rastin e largimit të pesë deputetëve të Vetëvendosjes, të përfshirë në hedhjen e gazit lotsjellës.
Haradinaj thotë se kjo është një çështje e Parlamentit. Ai është optimist që demarkacioni do të kalojë.
“Jemi thirrur në seancë për të vazhduar seancën. E vetmja që ka mbet është votimi. Për shumë tema përgjegjësia është e Parlamentit dhe nuk kam të drejtë me u përgjigj. Tani ka ndryshim në materie e nuk është e njëjta”.
“Bazuar në ndryshimet që janë bërë kam kërkuar votën edhe të Vetëvendosjes. Si të kalon si të mos kalon vota është e deputetëve”.