Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka uruar fëmijët me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë e ka ardhur koha që fëmijëve t’u jepet buzëqeshja dhe lumturia që meritojnë.
“Ka ardhë koha që fëmijëve tanë t’ua japim buzëqeshjen dhe lumturinë që e meritojnë. E kam një premtim: nuk do të bëjmë fushatë me fëmijët. Por do të bëjmë fushatë për të ardhmen e fëmijëve tanë, si e të gjithë bashkëmosharëve të tyre në Evropë. Ky është zotimi im në ditën e fëmijëve!”, ka shkruar Haradinaj.