Kryetari i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk duhet fajësuar kryeministrin Albin Kurti për çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Nga foltorja e kuvendit, ai ka thënë se kjo çështje është trashëguar nga qeveritë tjera.
Haradinaj ka deklaruar se plani franko-gjerman po kërkohet nga aleatët, dhe për AAK-në ky plan është i pranueshëm.
“Nuk duhet me zanë në faj Kurtin për Asociacionin. Na ka mbet në derë. Nuk e ndihmojmë veten. Nuk e shoh që duhet me i thanë pse e kemi Asociacionin. E kemi trashëgimi. Duhet mu bo të sinqertë secili për veti. E dyta ka rëndësi shumë çka po dojmë na. Njohjen e plotë me Serbinë. Qysh e marrim a po na tregoni, e dijmë se po kem qejf. Të bëhemi serioz në këto tema”, tha Haradinaj.
“Situata është e thjeshtë: aleatët tanë ia kanë ndihmuar Kosovës me ardh deri te një marrëvshje me Serbinë me qëllim që me rikthy Kosovën në agjendë edhe të avancimit të planit ndërkombëtar edhe te rikthimi i njohjeve dhe juridiskionit në veri. Amerika iu thotë të gjithëve ju përkrahim për partneritet për paqe. Nëse na i thojmë qeverisë tonë nuk pajtojmë pa njohjen reciproke, matuni mirë. Nuk i ke thanë Thaçit në vitin 2013 nuk ta pranojmë pa njohje reciproke. Për mua është i pranueshëm propozimi franko-gjerman, i kërkoj qeverisë pranoje mos u vono”, deklaroi Ramush Haradinaj.
Pas deklaratave të Haradinajt pati reagime edhe nga opozita.