I pari i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka shkuar mëngjesin e së martës në vizitë ngushëllimi në familjen e ish-zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.
Përmes disa fotografive që Haradinaj ka publikuar në Facebook, i pari i ekzekutivit shihet së bashku me ministrat në vizitë në familjen e akademikut Nexhat Daci.
“Bashkë me kabinetin qeveritar në vizitë ngushëlluese në familjen e Akademik Nexhat Dacit, për të ndarë dhembjen për humbjen e Arianit”, ka shkruar kryeministri.