Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se i vjen keq për shtyrjen që kanë ndodhur deri më tani në formimin e institucioneve.
Ai ka paralajmëruar se seanca e e caktuar për nesër ka gjasa që të dështoj.
“Jemi ende në përpjekje që nesër të jemi në seancë. Ekziston mundësia reale që edhe nesër të mos mund të fillojmë. Me këto shqyerje e fitojmë në një aspekt tjetër kohën për shkak se e bëjmë gati një nisje që do të jetë më gjithëpërfshirës e qëndrueshme”, tha Haradinaj në një konferencë për media në AAK deri sa ka prezantuar kandidat për kryetar të komunave.
Ai tha po ashtu se kjo vonesë nuk po ndodh vetëm për shkak të një mosmarrëveshje me AKR-në, por, siç tha ai, po synohet në një qeveri më gjithëpërfshirës e cila mund t’i çonte përpara çështjet dhe temat e rëndësishme për vendin.
“Jemi në konsulta. Nuk po bëhet fjalë vetëm për 61 deputetë, arsye pse po marrim kaq shumë kohë është qëllimi që të kemi një qeveri me të qëndrueshme”, tha ai.
Këtë deklaratë Haradinaj i bëri në një konferencë për media ku ka prezantuar kandidatin e AAK-së për kryetar të Ferizajt Xhavit Zariqi.