Haradinaj-Selmanajt: Nuk jam në dijeni se ka pasur biseda për ndarje

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 11:34 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Driton Selmanaj, deputet i LDK-së ka pyetur kryeministrin Ramush Haradinaj rreth çështjes që u ngrit së fundmi se mos presidenti Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçiq po flasin për ndarje territoresh.

“Kemi konsulta të rregullta me zotërin Thaçi. Nuk jam në dijeni se ka pasë biseda për ndarje, në fakt më është përmendë ndarja edhe mu prej vendimmarrësve por ma shumë si ide që e jep Serbia. Qëndrimet e mia janë të qarta, që është rikthim në tragjedi dhe këtë qëndrim nuk e kam ndryshu”.

Deputeti Selmanaj i ka shtruar pyetje edhe rreth formimit të Asociacionit të Komunave Serbe, teksa ka cituar kryeministrin të ketë thënë në një intervistë se as nuk e ka lexuar atë marrëveshje më, që nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Kur komunikoj në intervista nuk e kom hallin e juve se ju po keni informata e unë jam prej katunit, jam rritë në katun e e kam hallin me më kuptu edhe ata atje”.

Lidhur me Asociacionin, Haradinaj sërish ka përmendur platformën që erdhi nga Qeveria, por që kryeministri thotë se tashmë u takon deputetëve ta shqyrtojnë atë, raporton Ekonomia Online.

“Kanë ndodhë disa teori konspirative, por Kosova është mirë me pasë kujdes çka do me përvetësu. Ndoshta kjo është hera e fundit kur do të jemi në situatë kur do të definohet perspektiva jonë afatgjatë por i kisha lutë partitë politike të mos nxitohen, ata që janë në tavolinë, më mirë me qenë me pa materien sesa me pyet dikë, sikur rasti ynë.  Arsyja pse e kemi sjellë platformën, ajo është e Qeverisë, por e gjithë popullit dhe nga momenti që e kemi sjellë te ju, ajo është e juaja”.

 

Të ngjashme