Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për refuzimin e projektit të gazsjellësit.
Ai ka thënë se Qeveria po e quan gazsjellës rus, ndonëse është projekt amerikan, raporton Ekonomia Online.
“Dëmet e këtyre dy vendimeve do t’i përjetojmë dhe do të përballemi me to më vonë. Duke refuzuar projektin e gazit, përveç që Kurti i tha jo ShBA i tha jo edhe partnerëve të tjerë si është BERZh. MCC ka shpenzuar tri vjet dhe mbi 10 milionë dollarë në studime të fizibilitetit të gazit, MCC angazhoi kompani amerikane”.
“Ekspertët e e qeverisë Kurti i thanë jo. Ju thanë që studimet e juaja nuk janë bindëse, iu thotë jo 200 milionëve amerikan. Kurti po i thotë jo një projekti gjeo-strategjik për vendit, Kurti po i thotë projektit amerikan, projekt rus. Ky refuzim i qeverisë është shumë shqetësues, lëkundi miqësinë me SHBA-të”, ka thënë Haradinaj.
Tutje ai ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë Kurti, raporton EO.
Prandaj, thirrja për dorëheqje e kësaj qeverie është legjitime, dhe njëkohësisht para vendimit për dorëheqje ta rikthej vendimin për gazin”, tha Haradinaj.