Kryeministri Ramush Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë tha se ai ka marrë vendim dhe ai është i pakthyeshëm sa i përket shkarkimit të drejtorit të AKI-së, Driton Gashit.
Sipas tij, është në dorën e presidentit Hashim Thaçi që të kryej edhe gjysmën e punës, raporton Ekonomia Online.
“Marrëdhëniet janë prishur me të dytë thash se janë prish marrëdhënies mes kryetarit të qeverisë ministrit të punëve të brendshme dhe drejtorit të AKI-së”.
“I pari ka qenë kompetencë vetëm e imja e dyta është vetëm procesi i përbashkët gjysma e punës është kryer unë e kam liruar nga përgjegjësi, presidenti i ka mbet procedurat e veta. Ai nuk ka thënë se nuk ka me shkarkuar”.
“Unë kam komunikim me presidentin Thaçi, por nuk po foli për të a ka shkuar në shpi a nuk ka shkuar mos ta ekzagjerojmë. Ju tregova gjysma e punës është kryer ka mbet një procedurë formale atë e bën presidenti”.
Haradinaj, njëherit lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka bërë të ditur se subjekti i tij partiak është i gatshëm për zgjedhje të reja.
Ai tha se partia që drejton është e gatshme që të shkoj në zgjedhje nëse LDK ua kërkon votat për një gjë të tillë.
“Për me shkuar në zgjedhje besoj që edhe na Aleanca ua japim votat LKD-së nëse duan të shkojnë në zgjedhje”.