Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalon, vetëm për shkak se shkarkimin e kishte vënë kusht PSD-ja me qëllim që t’ia votonte Buxhetin e vitit 2019.
Haradinaj përmes Facebookut ka njoftuar për shkarkimin e tij, duke e cilësuar si ministër të respektuar në qeveri.
“Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. I shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës”.
“Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës”.
“Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”.