Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetarë i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjarët e viktimave të vdekur nga Coronavirusi.
Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka shprehur mirënjohje për personelin mjeksorë dhe policinë për punën e palodhshme të tyre, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.
“Me dhembje po i pranoj lajmet për vazhdimin e humbjes së jetës së qytetarëve tanë nga pandemia Covid-19. Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe të afërmit e tyre. Falënderues personelit mjekësor, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe mekanizmave tjerë të sigurisë për punën e palodhshme, si dhe qytetarëve për durimin e dëshmuar në këtë kohë kritike. Edhe këtë vështirësi do e tejkalojmë së bashku”.