I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e vizitës në BIK, u shpreh se është nder të urohet Festa e Bajramit pas një muaji sakrifice.
Ai theksoi se shqiptarët janë popull solidar dhe siç tha ai, solidariteti duhet të dëshmohet çdo ditë.
“E kam për nder sot, të uroj Fitër Bajramin, Bahskësisë Islame, Myftiut tonë z. Tërnava së bashku me bashkëpunëtor, të gjithë besimtarëve mysliman shqiptar dhe gjithë myslimanëve, këtë festë që vjen pas një mujai përkushtimi dhe sakrifice të Ramazanit dhe që e ka porosi solidaritetin e ndërsjelltë. Ne shqiptarët vërtet jemi popull solidar, por duhet po ashtu të shërbehemi me këtë porosi jo vetëm në ditë feste. Urime dhe me fat”, tha Haradinaj.