Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një tubim në Komunën e Shtimës, ku theksoi angazhimin për zhvillimin e rajonit.
Ai prezantoi programin e AAK-së, duke shprehur se Shtimja do të bëhet pjesë e rëndësishme e projekteve kapitale që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Haradinaj theksoi nevojën për lidership të provuar që vepron dhe mbanë fjalën.