Haradinaj shtron iftar për BIK-un

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 22:19 | Nga

Në vazhdën e pritjeve, tashmë tradicionale, në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka shtruar sonte në selinë e Aleancës iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-ut.

“Paraprakisht bashkëbiseduam për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtetndërtimit. Për këtë unë ua përcjellë mirënjohjen dhe falënderimet e mia:, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook, ku dhe ka postuar disa fotografi.

“Do të punojmë së bashku në avancimin e vlerave të përbashkëta edhe kulturore edhe fetare dhe njëkohësisht ta ruajmë dhe kultivojmë islamin tradicional”.

Haradinaj ka uruar që ky muaj të kalojë në paqe, mirëkuptim e solidaritet midis të gjithë qytetarëve të vendit tonë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme