Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ende vazhdojnë të jenë kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
“Ne jemi kundër dhe qëndrimi nuk ka ndryshuar”, ka thënë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i ka bërë pas homazheve te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.
Ndërsa ka shprehur vesimin se ka deputetë edhe brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës që nuk do ta lejojnë demarkacionin.
“Tani besoj se në LDK ka njerëz me integritet po ashtu deputetë që nuk do të lejojnë që një turp i madh, një e keqe e madhe me i ardhë vendit, e kam fjalën për Demarkacionin dhe temat tjera. Pra shumë besoj se ka njerëz me integritet brenda LDK-së, ashtu siç ka edhe në partitë tjera në pushtet, dhe i falënderoj deputetët e opozitës dhe të komuniteteve po ashtu që kanë shprehë gatishmërinë mos me leju me kalu”.
Ratifikimi i demarkacionit kufitar pritet të jetë në rend dite, javën e ardhshme në Kuvend.