Haradinaj: S’kemi pasur marrëveshje paraprake me Listën Serbe për demarkacionin

Prishtinë | 14 Mar 2018 | 11:48 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk kanë pasur marrëveshje me Listën Serbe për demarkacionin.

“Në koalicion me qeverinë nuk kemi pasur një marrëveshje paraprake për një temë të tillë me Listën Serbe. Ende s’e kemi një dakordim të tillë, jemi në pritje të një opsioni votues që është kredibil, dhe në dobi të vendit”, deklaroi Haradinaj.

Ai ka thënë se demarkacioni po e rëndon edhe sot Kosovën, por tha se qeveria ka arritur aq sa ka pasur hapësirë vepruese.

“Qeveria ka bërë aq sa ka arritur, aq sa ka pasur hapësirë vepruese. Ka ndihmuar që kjo temë të marrë epilogun e duhur”.

Sa i përket demarkacionit, Haradinaj tha se është i çuditur që LVV-ja nuk ka ngritur zërin ndaj deputetëve të LDK-së që mos të relativizojnë raportin e Bulliqit, raporton Ekonomia Online.

“LDK kërkon me relativizu raportin e Bulliqit. E di që jeni kundër marrëveshjes ju LVV. Pse dikush i LVV-së nuk i tha LDK-së se nuk keni nevojë më relativizu raportin e Bulliqit. Jam habit pse nuk ka ndodh kjo, nuk e di pse”.

Haradinaj foli edhe për dialogun me Serbinë, për çka kërkoi që të gjitha partitë të përfshihen në këtë dialog.

“Është mirë në parlament të kemi diskutim për dialogun, të diskutojmë grupet parlamentare të gjithë dhe të vendosim se si të përfaqësohemi në dialog. Që të mos jetë dialogu i njërit prej neve por të jetë i gjithë neve”.

Ai ka folur edhe për proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me korrupsionin. Ka përmendur edhe rastin e Azem Sylës.

“Pse po i mbajmë njerëzit me vite, korrupsioni luftohet duke bërë një gjyqësor nuk mbahen njerëzit në pakufi për procese, jepja përgjigjen dikur. Nuk e di sa moti ka filluar rasti i Azem Sylës, një rast nuk mund të shkojë pa kufi, nëse je i fajshëm je nëse nuk je, nuk je”.

 

 

Të ngjashme