Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas akademisë përkujtimore në nderim të Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës, u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratat e Frederica Mohgerinit nga Tirana, por ai nuk pranoi të përgjigjet, raporton Ekonomia Online.
“Sot përkujtuam në këtë akademi përkujtimore Ilir Konushevcin dhe Hazir Malën, për këto temat e tjera ju flas ndonjë ditë tjetër”, u shpreh Haradinaj.
Nga Tirana, përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, i është përgjigjur akuzave të shefit të qeverisë së Kosovës Haradinaj se ajo bashkë me presidentët Vuçiç dhe Thaçi si dhe kryeministrin Rama, ka qenë pjesë e një plani për ndarjen e Kosovës.
Duke e përjashtuar veten nga çdo plan dhe shpjeguar rolin që ka ajo si lehtësuese e dialogut mes dy shteteve, Mogherini theksoi edhe njëherë se dialogu është futur në ngërç nga tarifat e Kosovës.
Ajo ka kërkuar edhe heqjen e taksës ndaj produkteve që vijnë nga Serbia.