Haradinaj: Sllovenia i ka qëndruar në krah Kosovës në të gjitha etapat

Prishtinë | 13 Shk 2018 | 12:34 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor. Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, raporton Ekonomia Online.

Sipas një komunikate për medie kryeministri Haradinaj, në emër të qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderoi presidentin Pahor për vizitën që po i bënë Kosovës, në prag të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Është privilegj të kemi në vizitë presidentin Pahor. Me këtë rast e falënderova në emër të kosovarëve për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së vendit dhe shpreha admirimin për të arriturat e shtetit slloven”, tha kryeministri Haradinaj.

Duke vlerësuar rolin e kompanive sllovene në Kosovë, kryeministri Haradinaj tha se Sllovenia është partneri më i madh ekonomik i Kosovës.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e qeverisë për të punuar në mënyrë konsistente për zhvillimin ekonomik të vendit.

Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor, tha se Sllovenia do ta mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian dhe të zhvillimit ekonomik.

Pahor në mëngjes është pritur nga krye i Kuvendit, Kadri Veseli. Kurse më pas iu është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

Ai është pritur dje me ceremoni të lartë shtetërore nga presidenti Hashim Thaçi.

Presidenti slloven do të vizitojë edhe trupat sllovene në kuadër të KFOR-it. Pahor kishte vizituar Kosovën edhe dy herë të tjera pas shpalljes së pavarësisë, më 2008 dhe 2013.

 

 

Të ngjashme