Haradinaj: Sot do e bëja një komunë boshnjake, pse jo

Prishtinë | 12 Pri 2025 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Kreu i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj e ka cilësuar si legjitime kërkesën e deputetes Duda Balje për krijimin e një komune Boshnjake.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur se e sheh si legjitime kërkesën e deputetes boshnjake, Duda Balje, për krijimin e një komune boshnjake.

Haradinaj tha se një krijimin e një komune boshnjake do ta bënte qysh sot.

“Pse jo, po, sot. Çka na rrezikon neve me qytetarë të Kosovës të komunitetit boshnjak. Çka humbim, asnjë gjë”, tha Haradinaj në Gazeta Express.

Balje që pas zgjedhjeve ka thënë se kushti i saj për ta votuar çdo qeveri është krijimi i një komune boshnjake.

Të ngjashme