Kryeministri Ramush Haradinaj në ditën e shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ në Rahovec ka kujtuar dëshmorët e kësaj ane.
Ai tha se shteti i Kosovës është i ndërtuar mbi sakrficën e të gjithë dëshmorëve që ranë për liri.
“Me përulje dhe nderim, kujtojmë bijtë më të mirë që ka dhënë Rahoveci me rrethinë në Epopenë e Korrikut 1998. Shteti ynë është i ndërtuar mbi sakrificën e tyre dhe të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndërsa, sot në kuadër të shënimit të “Epopesë së Korrikut 1998’’ do të bëhen homazhe dhe nderime për të rënët në Rahovec.