Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të paraqitet sot në Gjykatën Themelore të Pejës për t`u përballur me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK).
Ramush Haradinaj në prill të vitit 2015 kishte paditur në Gjykatën Themelore të Pejës, Gazmend Muhaxherin, për veprën penale, “shpifje dhe të pavërteta”.
Caktimin e seancës e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Arianit Koci, avokati i kryeministrit Haradinaj.
Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas disa deklaratave të dhëna në mediat ndërkombëtare, ku kishte akuzuar Haradinajn se “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe lojërave të fatit” në Pejë.
Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i komunës së Pejës.