Kryeministri Ramush Haradinaj, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, tha se platforma e tërhequr për dialogun me Serbinë ka pasur për bazë parime që përbëjnë pozicionin e Kosovës në dialog, njëra nga to është institucioni i presidentit, si bartës i përgjegjësive në këtë rast.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që presidenti Hashim Thaçi të mos udhëheq dialogun me Serbinë e nisur qysh në vitin 2012, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit shtoi se pas tërheqjes së platformës nga Kuvendi, janë të gatshëm të presim propozime nga partitë dhe shoqëria civile.
“Platforma ka pasur për bazë parime që përbëjnë pozicionin e Kosovës në dialog, njëra nga to është institucioni i presidentit, si bartës i përgjegjësive në këtë rast. Tani jemi të hapur për propozime që mund të vijnë nga partitë politike apo shoqëria civile. Nëse lind nevoja në mund të rikthejmë një platformë, mund të pajtohemi edhe pa platformë nëse Kosova ka gjetur konsensus për mënyrën e paraqitjes së një platforme për dialogun”.
“Pra nuk e mendojmë si detyrë ekskluzive vetëm të Qeverisë, por edhe e parlamentit. Ka pasur një kritikë të madhe në Parlament se Qeveria po e merr ekskluzivitetin, temën. Unë i kam siguruar deputetët se po dua me ua dhënë temën”.
Ai foli edhe për emërimin e Shpetim Selmanaj si drejtor financiar në Agjencinë Shtetërore të Navigimit Ajëror, (ASHNA).
Haradinaj e ka pranuar në konferencë se Selmanaj dikur ka qenë bashkëpunëtor i tij, por tha se nuk ka ndikuar që ai të emërohet në këtë pozitë, raporton EO.
“Ka qenë koleg në kohë të gjatë, nuk kam ndikuar, nuk vjen si rezultat i ndikimit. Ka qenë koleg pjese e ekipit tonë më përpara”.
LEXONI EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/qeveria-terheq-nga-kuvendi-platformen-per-finalizimin-e-dialogut-me-serbine/