Haradinaj sqaron se çka diskutoi me Thaçin dhe Veselin, thotë se duhet koordinim institucional

Prishtinë | 12 Kor 2018 | 12:20 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka treguar se me kreun e shtetit Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, ka biseduar për pjesëmarrjen në Samitin e Londrës.

Haradinaj ka bërë se takimi i tij i sotëm me presidentin dhe kryeparlamentarin ishte për t’i njoftuar rreth pjesëmarrjes së Kosovës në këtë samit, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, Serbia ka treguar koordinim më të lartë, prandaj edhe Kosovës i duhet një koordinim i tillë institucional.

“Kam shkuar me i raportuar presidentit dhe kreut të Kuvendit për Samitin e Londrës.  Duhet të koordinohemi më mirë”.

“Serbia është mjaft mirë e koordinuar, ne duhet të mbërrijmë një shkallë më të lartë të koordinimit”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/takohen-kreret-e-shtetit-sflasiin-per-media/

Të ngjashme