Kryeministri Ramush Haradinaj duke iu përgjigjur deputetes nga partia e tij, Time Kadriaj tha se ka filluar puna për korrigjimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Ai ka sqaruar se komisioni shtetëror ka përgatitur një bazë të koordinatave në bazë të të cilave synohet korrigjimi, raporton Ekonomia Online.
Kreu i ekzekutivit u zotua se të gjitha të gjeturat e komisionit do të bëhen publike, por që shtoi se duhet kohë që të jenë publike.
“Ka filluar puna rreth korrigjimit. Pas ratifikimit në Kuvend kemi marrë disa veprime qe janë me rëndësi. Komisioni ynë shtetëror ka përgatit një bazë të koordinatave në baz2 të cilave synohet korrigjimi”.
“Në nivelin politik është vazhduar komunikimi për domosdoshmërinë e korrigjimit në të dy drejtimet. Veprimet tjera që janë krijimi i trupave duhet të pasoj tani por edhe Kosovës iu ka nevojit një kohë”.
“Do të ndodh publikimi i raportit i të dhënave të komisionit”.