Haradinaj – Stoltenbergut: Kosova mirënjohëse për mundësinë për të jetuar në paqe dhe liri

Prishtinë | 23 Mar 2019 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, kujtoi fillimin e sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore serbe.

Përmes një postimi të bërë në witter, Haradinaj, tha se intervenimi i NATO-s dëshmoi veprimin e koordinuar ndërkombëtar në shërbim të paqes dhe drejtësisë.

“Intervenimi i NATO-s kundër kampanjës gjenocidale të Millosheviqit ushtruar ndaj popullit të Kosovës ishte kontribut vendimtar humanitar: dëshmoi veprim të koordinuar ndërkombëtar në shërbim të paqes, drejtësisë dhe normës së sistemit botëror”.

“Njerëzit e Kosovës gjithmonë do të riafirmojnë mirënjohjen e thellë për shpëtimin e mijëra jetëve dhe mundësinë për të jetuar në paqe dhe liri @jensstoltenberg #NATO #Kosovo”, ka shkruar Kryeminstri duke etiketuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme