Haradinaj-Stublla: Asociacionin as me kompetenca ekzekutive e as të ndërmjetme

Prishtinë | 02 Mar 2023 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Ish-Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, parasheh se me propozim planin e ri evropian që është pranuar të hënën në Bruksel rrezikohet, siç tha ajo, që në planin e ri të zbatimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe të riciklohen 23 çështjet problematike të cilave i identifikoi Gjykata Kushtetuese në aktvendimin e saj në dhjetor të 2015’ës.

“Rrezikimi që po bën Qeveria me rinegociim, arsyetohet vetëm nëse arrijnë që në planin e ri implementues t’i evitojë edhe kompetencat ekzekutive, edhe ato të ndërmjetme, e poashtu të ruajë mbrojtjen ligjore dhe filtrin final përmes Gjykatës Kushtetuese”.

“Secili epilog tjetër do t’a instalojë pakthyeshëm Serbinë zyrtare në Kosovë, dhe ky fatalitet do t’i faturohet – përveç dy ish kryeministrave Mustafa e Thaçi – edhe kryeministrit aktual Kurti”, përfundoi ajo.

Të ngjashme