– Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, të premten zhvilloi një bisedë telefonike me homologun austriak, z. Alexander Schallenberg.
Ministrja Haradinaj – Stublla, me homologun e saj Schallenberg, diskutoi për vizionin
e partneritetit afatgjatë bilateral midis Kosovës dhe Austrisë, proceset
integruese dhe të ardhmen evropiane të Republikës së Kosovës.
Kryediplomatja e Kosovës shprehu falënderimin për përkrahjen e madhe austriake
përgjatë viteve për Kosovën, për mbështetjen e treguar ndaj diasporës sonë në
Austri dhe për mundësinë e dhënë për shkollim të mijëra studentëve nga Kosova.
Si një vend që i ka qëndruar afër Kosovës, në shumë procese të rëndësishme për
vendin, nga Ministri Schallenberg ndër tjera, Ministrja Haradinaj – Stublla
mori premtimin për përkrahje të shtuar të Austrisë edhe për procesin e
liberalizimit të vizave, tani që Kosova ka përmbushur të
gjitha kriteret dhe qytetarët e saj presin sa më parë të gëzojnë lëvizjen e
lirë në zonën Schengen.