Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një postimi në facebook ka shkruar se Qeveria e Kosovës e mbyllur hermetikisht dhe opozita pa zë, e pa i ide kontributdhënëse janë duke e lënë pa përmbyllje dialogun me Serbinë.
“Zhvillime të mëdha ‘për dhe rreth’ dialogut me Serbinë. Qeveria e mbyllur hermetikisht, ndërsa opozita pa zë, pa rol mbikëqyrës & pa ide kontributdhënëse për përmbyllje eventuale të kësaj çështjeje” ka shkruar ajo.
Stublla ndër të tjera ka shkruar se në fushatën e ardhshme zgjedhore që do të mbahen në Kosovë, do të dominojë përsëri retorika toksike me etiketat ‘tradhëtar’, ‘dezertor’, ‘injorant’, ‘argat i Serbisë’, që sipas saj temat qenësore për jetën e qytetarëve do të jenë tema tretësore.
Postimi i plotë:
KLASA POLITIKE E SË KALUARËS
Zhvillime të mëdha ‘për dhe rreth’ dialogut me Serbinë. Qeveria e mbyllur hermetikisht, ndërsa opozita pa zë, pa rol mbikëqyrës & pa ide kontributdhënëse për përmbyllje eventuale të kësaj çështjeje.
Kjo fatkeqësisht nënkupton që në fushatën e ardhshme zgjedhore do të dominojë përsëri retorika toksike me etiketat ‘tradhëtar’, ‘dezertor’, ‘injorant’, ‘argat i Serbisë’ etj., ndërsa temat qenësore për jetën e qytetarit si arsimi, shëndetësia, ekonomia, mirëqenia sociale etj do të jenë tema tretësore. Kjo është klasa politike kosovare!