Ministrja e Jashtme në detyrë, Meliza Haradinaj-Stublla ka reaguar pasi kandidatja e AAK-së, Florentina Gjergjaj ka dërguar ankesë në PZAP dhe ka kërkuar rinumërimin e votave të saj saj, të Meliza Haradinajt dhe kandidates tjetër të AAK-së Albana Bytyqi.
Sipas Gjergjajt, Haradinaj duke qenë Ministre në detyrë ka përdoruar ndikimin e saj tek personat përgjegjës në QNR, për të manipuluar rezultatin zgjedhorë në favor të saj, duke e dëmtuar Gjergjajn.
Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Facebook ka thënë se për shpifjet dhe fyrjet që janë bërë drejt saj, kandidatja në fjalë do të përgjigjet në gjykatë.
“Për shpifjet dhe fyerjet kundër meje të cilat po qarkullojnë në disa portale, kandidatja në fjalë do të përgjigjet në gjykatë. Disa herë kam garuar në të kaluarën, dhe pavarësisht rezultatit, gjithmonë kam respektuar vullnetin qytetar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.