Dorëheqja e Haradinaj-Stubllës, analisti Hajrullahu apelon që abuzuesit me votën e 14 shkurtit të dënohen

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Prishtina, analisti Muhamet Hajrullahu tha se dorëheqja e Meliza Haradinaj-Stublla nuk ishte as e papritur e as çështje morali duke qenë se akuzat që rëndonin mbi të ishin shumë të rënda dhe ajo ishte ministre në detyrë.

Sipas tij pavarësisht se zgjedhjet në Kosovë u cilësuan si demokratike, dyshimet për vjedhje votash të kandidatëve tregojnë brishtësinë e partive politike ku brenda listave tentojnë të dëmtojnë njërën palë apo palën tjetër.

Të gjithë abuzuesit e votës së lirë demokratike të 14 shkurtit nëse pretendohen që janë të sakta duhet të përfundojnë para sistemit të drejtësisë dhe të marrin dënimet e merituara.

Në intervistën për Euronews Albania, ai u shpreh se dyshimet e hedhura nga vetë kandidatët për deputet brenda partisë, lanë të qartë se diçka nuk po funksiononte dhe tashmë kjo është çështje e strukturave të drejtësisë.

“Ishin akuza dhe pretendime të rënda për vjedhje votash dhe implikimin e bashkëshortit të saj andaj mendoj që veprimi ishte i detyruar për faktin që ishte ministre në detyrë. Kjo duhet t’i lihet sistemit të drejtësisë, duhet t’i lihet prokurorisë për të parë e për të vepruar se seriozisht a ishte i implikuar bashkëshorti i saj në këto pretendime”, u shpreh analisti.

Hajrullahu tha se brenda javës tjetër do të përfundojë sqarimi i gjithë ankesave dhe nga fundi i javës do të jepet dhe rezultati final i KQZ-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme