Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar një takim virtual me Ministrin e Jashtëm të Mbretërisë së Bahreinit, Abdullatif bin Rashid Al Zayani.
“E falënderova Al Zayani për përkrahjen e Mbretërisë së Bahreinit për Republikën e Kosovës, dhe u zotuam për konsolidimin dhe fuqizimin e urave të miqësisë mes vendeve tona, duke thelluar kështu edhe bashkëpunimin bilateral”, tha shefja e diplomacisë së Kosovës, thuhet në komunikatë.
Gjatë kësaj videokonference, Ministrja Haradinaj – Stublla dhe Ministri Al Zayani biseduan edhe për çështje aktuale politike, dhe u pajtuan që stabiliteti afatgjatë rajonal arrihet vetëm kur palët angazhohen për paqe të qëndrueshme mbi parimin e respektit të ndërsjellë të sovranitetit dhe integritetit territorial