Kreu i Aleancës, Ramush Hraadinaj, tha sot në Vushtrri se në qeverisjen e tij, prodhimet e Kosovës do të bëhen konkurruese në tregun evropian dhe më gjerë.
“Nuk do të bëhen premtime që s’përkojnë me realitetin. Të gjitha parametrat për zhvillimin dhe subvencionimin e kësaj pjese të Kosovës ekzistojnë”, tha Haradinaj, në tubimin me përkrahës të AAK-së në Vushtrri.
“Bujqit, prodhuesit dhe bizneset nga Vushtrria do të përkrahen fuqishëm përmes dyfishimit te fondit për bujqësi si dhe fondit për investime për sektorin privat – bizneset e vogla dhe të mesme”, u zotua ai.
“Do të punoj krah-për-krah me bujkun, prodhuesin, ndërmarrësit e Vushtrrisë, e të gjithë Kosovës, për të gjetur zgjidhje për të gjitha problemet që rëndojnë mbi ta dhe përmes vendimmarrjes së përbashkët do të ndikojmë në hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe rritjen e produktivitetit e të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve”.