ot shënohet Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down. Për këtë ditë, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se madhështia e një shoqërie qëndron në atë se sa ka vullnet të pranojë e integrojë të gjithë pa dallim.
“Sot është ditë e veçantë për ata që janë të veçantë, që reflektojnë dashuri e optimizëm. Andaj, ta kthejmë çdo ditë, në dashuri për të gjithë të prekurit me Down Syndrome”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.
Tutje, ai është shprehur se Kosova ka të gjitha mundësitë që ata të kenë trajtim të drejtë dhe të barabartë që të përmbushin potencialin e tyre, e për këtë qëllim nuk duhet të mungojë angazhimi i secilit prej nesh.