Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropian dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj.
Mediet u lejuan të marrin vetëm pamje gjatë takimit, të dy nuk u deklaruar se për çka diskutuan.
Brian Yee ka zhvilluar takim me presidenti Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, raporton Ekonomia Online.
Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për çështje evropian dhe euro-aziatike dje ka qëndruar për vizitë në Serbi.
Zyrtari i lartë amerikan komentoi politikën zyrtare serbe që angazhohet për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por edhe ruajtjen e lidhjeve me Moskën.