Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, Tymothy Orr, raporton Ekonomia Online.
Të arriturat e shtetit të Kosovës në dekadën e parë të pavarësisë dhe roli vendimtarë i SHBA-ve, ishin temat kyçe në këtë takim.
Sipas një komunikate nga kryeministria, për kryeministrin Haradinaj, prezenca e Gjeneralit Orr në një ditë festive për shtetin e Kosovës është nder i veçantë.
“Më lejoni të ju falënderojë, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës për prezencën tuaj dhe rolin e pazëvendësueshëm të shtetit tuaj në rrugën demokratike të Kosovës”, tha kryeministri Haradinaj.
Nga ana tjetër, sipas komunikatës, Gjenerali Orr tha se Kosova për të është shtëpi e dytë dhe se ndjehet i nderuar që është pjesë e festimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së saj.
Ky takim është në vazhdën e takimeve që po i mbajnë krerët institucional me rastin e 10-vjetorit e shpalljes së Pavarësisë.