Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin britanik rreth zgjedhjeve të 6 tetorit dhe i ka shprehur mirënjohjen e kosovarëve për angazhimin që vendi i tij e ka treguar në shtyrjen përpara të proceseve jetike për Kosovën.
Ai ka thënë po ashtu se shpreson se Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar do t’i avancojnë raportet e mira edhe më tutje.
Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:
Diskutim i hapur dhe miqësor, takimi me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Nicholas Abbott, rreth çështjeve politike e ekonomike në vend por edhe më gjerë.
Ambasadorin Abbott e njoftova për procesin zgjedhor të 6 tetorit, që rezultoi të jetë fer, demokratik dhe përmes së cilit u dëshmua një pjekuri e lartë politike por edhe qytetare.
Po ashtu, ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Abott i shpreha mirënjohje të sinqertë në emër të qytetarëve të Kosovës për gjithë angazhimin për t’i shtyrë përpara proceset jetike në konsolidimin e shtetësisë së vendit.
Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar kanë krijuar marrëdhënie të mira në funksion të zbatimit të shumë projekteve të rëndësishme dhe uroj që këto raporte të avancohen edhe më tej!