Haradinaj takohet me deputetin Labinot Tahiri, dakordohen për vazhdimin e punimeve në rrugën e fshatit Tërn

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 10:56 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputetin Labinot Tahiri. Në këtë takim ku ishte i pranishëm edhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, u diskutua për ngecjen e punimeve në rrugën e fshatit Tërn në Ferizaj.

Haradinaj tha se u dakorduan që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahirin, diskutuam për zhvillimet aktuale në vend, veçmas për ngecjet e punimeve në rrugën e fshatit Tërn në Ferizaj. Së bashku edhe me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj, u dakorduam që të dinamizohen punët që ky projekt të përfundojë në afat optimal.

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme