Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Kryeministri në detyrë, Haradinaj, dhe ambasadori amerikan Kosnett, kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë, zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 Tetorit, proces ky për të cilin sipas kryeministrit në detyrë Haradinaj, Kosova ka treguar nivel të lartë të demokracisë.
Ndër tjerash, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka falënderuar ambasadorin Kosnett për qëndrimin e tij konsistent, që Kosova t’u prijë përpara proceseve që çojnë në konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të vendit.
Po ashtu, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i Kosovës.
Po ashtu, kryeministri në detyrë, Haradinaj, ka shprehur mirënjohjen e posaçme për rolin jetik që ShBA-të kanë pasur për Kosovën, si aleat i fuqishëm i Kosovës.