Kryeministri Ramush Haradinaj, ka nisur një takim me drejtues të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Takimi mes Haradinajt dhe SBAShK-ut po ndodh në prag të fillimit të javës dytë të grevës në arsim.
Pas takimit do të ketë konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Me kërkesën e SBAShK-ut, sistemi arsimor është në grevë që nga 14 janari, kur do të duhej të fillonte gjysmëvjetori i dytë për nivelin parauniversitar.