Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj ka takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi.
Haradinaj ka thënë se me Minxhozin ka biseduar për mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve, si dhe rëndësinë e krijimit të shpejtë të institucioneve të Kosovës.
“Theksova rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë, në shërbim të forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij ën Facebook.